E hënë, 12 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Banorët kundërshtojnë ndërtimet në zonën e Orikumit: Do të rikthehen protestat e vitit 2009, kur kemi përzënë policinë me gurë

“Do të rikthehen protestat e vitit 2009, kur e kemi përzënë policinë me gurë.” Ky ka qenë apeli i banorëve të Orikumit dhe Dukatit, të cilët kanë protestuar sot në zonën e plazhit të Orikumit, duke kundërshtuar ndërtimet që, sipas tyre, rrezikojnë pronat e tyre.

Në qendër të konfliktit janë rreth 700 hektarë tokë në zonën bregdetare të Orikumit. Banorët pretendojnë se këto toka janë në pronësinë e tyre, të përfituara përmes ligjit 7501, ndërsa shprehen se persona të interesuar për të ndërtuar kanë mbërritur në zonë me pretendime mbi pronat.

Reklamë

Gjatë protestës, banorët kanë bllokuar për disa momente rrugën e plazhit të Orikumit, duke kërkuar respektimin e të drejtave të tyre të pronësisë. Ata paralajmërojnë se situata mund të përshkallëzohet nëse në zonë do të mbërrijnë fadroma apo mjete të tjera për nisjen e punimeve.

Sipas protestuesve, një ditë më parë në zonë kanë mbërritur persona që synonin të nisnin ndërtimet në tokat që ata pretendojnë se u përkasin. Banorët deklarojnë se nuk do të lejojnë ndërhyrje në pronat e tyre dhe kërkojnë zgjidhjen e konfliktit të pronësisë.

Ndërkohë, mbetet për t’u sqaruar ligjërisht pronësia mbi sipërfaqet e pretenduara, ndërsa banorët paralajmërojnë se do të vijojnë të kundërshtojnë çdo ndërhyrje që, sipas tyre, cenon të drejtat e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.