E hënë, 12 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“I mbetemi tërësisht mirënjohës Izraelit për mbështetjen”, Ferit Hoxha: Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Lufta kundër terrorizmit, forcimi i sigurisë kibernetike dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik ishin në fokus të deklaratës së ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, me homologun izraelit, Gideon Sa’ar.

Hoxha vlerësoi mbështetjen e Izraelit për forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë pas sulmeve iraniane, ndërsa theksoi se dy vendet synojnë të thellojnë më tej bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Ministri rikonfirmoi gjithashtu angazhimin e Shqipërisë për paqen dhe mbështetjen e përpjekjeve për një zgjidhje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

Reklamë

 “Shqipëria dhe Izraeli i kushtojnë rëndësi të madhe luftës kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të reja ndaj sigurisë kombëtare. Bashkëpunimi ynë në fushën e sigurisë kibernetike ka marrë rëndësi të veçantë gjatë viteve të fundit.

I mbetemi tërësisht mirënjohës Izraelit për mbështetjen e tij të vyer ndaj Shqipërisë për të forcuar mbrojtjen tonë kibernetike, pas sulmeve nga Irani. Kemi investuar në mënyrë të vazhdueshme dhe do të forcojmë më tej bashkëpunimin me Izraelin në këtë fushë jetike.

Reklamë

Partneriteti ynë po zgjerohet edhe në fushën ekonomike. Marrëdhëniet mes njerëzve janë gjithmonë në zemër të një partneriteti që zgjat. Rritja e turizmit është shndërruar në një urë lidhëse mes vendeve tona.

Shqipëria mbetet e angazhuar në mënyrë të palëkundur ndaj paqes, dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Kemi mbështetur dhe do të mbështesim të gjitha përpjekjet në arritjen e një paqeje që zgjat në Lindjen e Mesme”, tha ministri Hoxha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.