Më shumë se 260 milionë të krishterë ortodoksë nëpër botë festuan të Dielën e Pashkëve në kushtet e izolimit nga pandemia. Kishat kanë qëndruar pothuajse të zbrazura ndërsa krerët katolikë i janë drejtuar besimtarëve në platformat online për të dhënë mesazhet e tyre.

Ceremonia vjetore e Zjarrit të Shenjtë u mbajt pas dyerve të mbyllura në kishën e Jeruzalemit. Flaka që simbolizon shpresën, shpërndahet  në vendet ortodokse në të gjithë botën por këtë vit ky ritual nuk mundi të zbatohej plotësisht. 

Patriarku i Moskës Kiril iu ka kërkuar besimtarëve që të luten në shtëpi dhe të mos shkojnë në kishë. Ndërsa  Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës me qendër në Stamboll ka njoftuar se shërbimet do të jenë të mbyllura për publikun dhe do të transmetohen në internet. I njëjti vendim është marrë në Qipro, Greqi, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe në Egjipt, ku të krishterët ortodoksë përbëjnë 10-15 përqind të popullsisë.

Në Rumani, ndërsa kishat kanë mbyllur dyert e tyre, vullnetarët dhe priftërinjtë kanë shkuar në shtëpitë e besimtarëve për të shpërndarë bukën dhe flakën e shenjtë. Ndërsa në Bullgari Kisha Ortodokse ka këmbëngulur që shërbimet të qëndrojnë  të hapura për të gjithë duke u respektuar distanca dhe masat e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *