Yuriy Nechyporenko dhe babai i tij, Ruslan, dolën nga shtëpia e tyre për të blerë disa ilaçe dhe ushqime në Bucha, por një ushtar rus iu preu rrugën.

 

14-vjeçari i mbijetuar ka rrëfyer për mediat ndërkombëtare momentin e tmerrshëm kur i ati u ekzekutua mizorisht.

 

“Ne iu thamë se nuk mbanim armë dhe se nuk përbënim ndonjë rrezik. Pastaj babai im ktheu kokën nga ana ime, dhe atëherë ushtari rus e qëlloi. Ai u qëllua dy herë në gjoks, pikërisht aty ku është zemra. Pastaj ai ra në tokë”, tha ai.

 

Nëna e Yuriy, Alla, tha se pas kësaj, i biri u kthye në shtëpi dhe i tregoi gjithçka që kishte ndodhur.

 

Ajo u shpreh se u përpoq që të shkonte menjëherë në vendin e ngjarjes, por djalit i lutej që të mos shkonte, pasi do ta vrisnin dhe atë.

 

“Djali im më lutej të mos e bëja. Ai tha se do të më vrisnin edhe mua”. Kur ajo tentoi të ikte, fqinjët e ndaluan. “Ata më thanë të mos shkoja më tej, duke thënë se rusët po vrisnin të gjithë në territoret nën kontrollin e tyre”.

 

14-vjeçari tha se ishte i sigurt se ushtari që e vrau të atin ishte rus. “Uniforma e tij ishte jeshile e errët, tha ai, tipike për ushtrinë ruse. Pashë që në xhaketën e tij ishte shkruar ‘Rusia’ në rusisht.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *