Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri konfirmon se Këshilli Politik do të mblidhet nesër në orën 12:00. Takimi ishte planifikuar që të mbahej në orën 10:00, por ishte opozita e bashkuar ajo që kërkoi shtyrje të orarit.

Në reagim, Gjiknuri tha se kjo logjike e funksionimit te njeanshem eshte krejt e kundert me menyren e ndertimit dhe funksionimit te Keshillit Politik.

“Ne mbledhjen e fundit te Keshillit politik nuk pati asnje dakordesi per te zhvilluar mbledhje diten e premte. Ju gjithashtu refuzuat kerkesen tone per mbledhje te Keshillit Politik diten e merkure. Kjo logjike e funksionimit te njeanshem eshte krejt e kundert me menyren e ndertimit dhe funksionimit te Keshillit Politik, ku qofte ditet e mbledhjeve ashtu edhe rendi i dites jane dakordesuar konsensualisht me pare. Megjithate duke e konsideruar kete si nje veprim te gabuar tuajin por qe nuk do perseritet më, konfirmojme pjesmarrjen tone dhe propozojme qe mbledhja te zhvillohet ne oren 12.00.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *