King Valentino Corleone i cili njihet në rrjetet sociale me nofkën Vali Corleone, u plagos disa ditë më parë me armë zjarri por ‘fati I keq’ e ka ndjekur sërish.

 

Së fundmi, Corleone ka rënë pre e një kurthi të organizuar nga 3 vajza me të cilat ka planifikuar të kalojë natën, sipas raportimeve të mediave kosovare.

 

Vali Corleone kishte shkuar në një motel në Gjilan së bashku me dy vajza, njëra shqiptare dhe tjetra serbe. Por treshja nuk ishte vetëm, pasi në motel i janë bashkuar edhe dy vajza nga Maqedonia e Veriut.

 

Në momentin kur janë futur në dhomën e motelit, njëra prej vajzave është larguar me pretekstin se do të merrte pije duke e futur në kurth Vali Corleonen.

 

Brenda në dhomë kanë hyrë dy persona të armatosur, njërin prej tyre Vali ka arritur ta identifikojë me emër dhe mbiemër.

 

Të dyshuarit kanë hyrë në dhomë nën kërcënimin e armës, duke detyruar Valin me incizim, të deklarojë se ka borxh në vlerë të 100 mijë eurove ndaj dy personave në fjalë.

 

Më pas ata e kanë detyruar Valin që bashkë me makinën e tij t’i dërgojë ata në kufirin me Maqedoninë e Veriut.

 

Me t’i lënë ata aty, të dyshuarit kanë marrë veturën luksoze të markës Audi SQ7 në kompensim të borxhit 100 mijë eurosh dhe janë zhdukur.

 

Të gjithë ngjarjen që i ka ndodhur, Corleone e ka rrëfyer në Polici tri ditë pas, duke treguar se kush është njëri nga të dyshuarit, ndërsa për të dyshuarin e dytë ka deklaruar se nuk e njeh.

 

Njësitet policore me të marrë informatën janë vënë në lëvizje që të kapin personat e dyshuar, teksa me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Grabitje’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *