Subscribe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e konsideron një hap të madh mbledhjen e dy qeverive në Elbsan.

 

Në një konferencë të përbashkët me Edi Ramën, kreu i qeverisë së Kosovës deklaroi se përmes marrëveshjeve të firmosura, do të rritet më tej bashkëpunmi për më shumë mirëqënien e shqiptarëve në të dyja anët e kufirit.

 

“Mbledhja e sotme është një hap i madh. Nëpërmjet marrëveshjeve të nënshkruara do të rrisim edhe më tej bashkëpunimi për më shumë mirëqenie zhvillim për shqiptarët në të dy anët e kufirit. Marrëveshjet janë me rëndësi ekonomike e kulturore. Bashkëpunimi do të forcojmë marrëdhëniet tona. marrëveshjet janë në horizontin e integrimit europian. Marrëveshje si këto sot do mundësojnë që vizionet ti përkthejmë në veprime konkrete. Gjithashtu gjatë ditës së sotme do të diskutojmë për veprime konkrete për të vlerësuar bashkëpunimin ekonomik të deritanishëm. Lidhshmëria janë gjuhësore, kulturore janë nyje të forta historike.”

 

Ndonëse pranoi që në zbatimin e marrëveshjeve ndër vite mes Kosovës dhe Shqipërisë ka pasur ngecje, Kurti deklaroi se kjo nuk i dekurajon në punën e tyre të përbashkët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *