Subscribe

Edhe në Maqedoninë e Veriut, kjo e premte është dita e fundit e fushatës zgjedhore e cila ka qënë tejet e kufizuar për shkak të pandemisë. Më 17 tetor, për 80 komunat e vendit dhe Shkupin, si njësi e veçantë e pushtetit lokal, garojnë 301 kandidatë për kryetarë komunash dhe 10,600 kandidatë për këshilltarë komunalë.

 

Të drejtë vote kanë rreth 1 milion e 800 mijë qytetarë, të cilët për herë të parë do të votojnë me pajisje biometrike për identifikimin e votuesve.

 

Specifikë e këtyre zgjedhjeve janë edhe dy koalicionet parazgjedhore ndëretnike: LSDM, BDI dhe BESA në njërën anë dhe VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nga ana tjetër.

 

Shkupi, Manastiri, Prilepi, Ohri, Kumanova dhe Shtipi, janë komunat ku do të përqendrohet gara mes partive maqedonase ndërsa mes atyre shqiptare në Tetovë, Çair, Gostivar, Strugë, Kërçovë dhe Dibër.

 

Zgjedhjet lokale janë planifikuar në dy raunde, më 17 dhe 31 tetor.

 

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve ka shpërndarë materialin zgjedhor, ndërsa këtë të shtunë do të votojnë disa kategori të caktuara ku përfshihen të burgosurit dhe personat e sëmurë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *