Partia popullore evropiane ka vendosur te mbaje qendrim neutral ndaj partise demokratike deri sa gjykata e Apelit te vendose per logon dhe vulen e PD.

 

Vizion Plus mesone se ne Roterdam, aty ku eshte mbledhur kongresi i PPE, eshte diskutuar ceshtja e partise demokratike dhe raporti i saj me partine popullore evropiane.

 

Ka qene deputeti i CDU, Gunther Krichbaum i cili ka paraqitur kerkesen per pezullimin e partise demokratike.

 

Por zevendespresidenti i partise popullore evropiane David Mcallister e ka kundershtuar kete ide.

 

Sic ben te ditur Vizion Plus, Mcallister ka kerkuar qe PPE te mos perfshihet deri sa gjykata e apelit te vendose per logon dhe vulen e PD.

 

Ne fund eshte vendosur qe ceshtja e partise demokratike te diskutohet serish ne vjeshte.

Leave a Reply

Your email address will not be published.