Parlamenti Europian i kërkoi sot BE-së pezullimin e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë, nëse presidenti Recep Tajip Erdogan vë në jetë ndryshimet kushtetuese të cilat zgjerojnë fuqinë e tij.

 

 

Në prag të Samitit të G20 ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti turk, krerët europianë tregohen të kujdesshëm të mos minojnë marrëveshjen e arritur vitin që shkoi me Turqinë, e cila frenoi fluksin e papërballueshëm të emigrantëve.

 

 

Por, Erdogan këmbëngul se zgjerimi i pushtetit të tij është i nevojshëm për të garantuar stabilitetin e Turqisë, gjë e cila është kundërshtuar ashpër nga opozita.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *