Subscribe

Policia e Tiranës ka arritur të parandalojë një vrasje dhe të arrestojë një person shumë të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

 

Shtetasi i arrestuar është Sadetin Erkoçeviq, 28 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

 

Në një konferencë për mediat, zëdhënësi I policisë, Gent Mullaj deklaroi se mbrëmjen e të martës rreth orës 20:50, 28 vjeçari ndodhej në rrugën “Bilal Xhaferi” në Tiranë duke bërë lëvizje të dyshimta.

 

Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia ka organizuar punën duke lokalizuar personin e dyshimtë dhe duke e mbajtur atë nën kontroll.

 

Gjatë momentit të kontroillit, 28 vjeçarit iu gjet në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë e tipit Bareta, me 14 fishekë dhe njëri prej të cilëve në fole gati për qitje.

 

Po ashtu rezultoi se Sadetin Erkoçeviq ishte dënuar ne mungese nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim të formës së prerë në datën 15.02.2018 me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake”.

 

Kjo për faktin se në vitin 2014, në një lolal me muzikë live, autori Sadetin Erkoçeviq ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin I.Y. dhe ka plagosur një tjeter.

 

Vetëm gjatë muajit korrik dhe gjysmën e parë të muajit gusht falë bashkëpunimit me qytetarët janë kapur 38 persona që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe janë sekuestruar mbi 60 armë zjarri të kalibrave të ndryshëm dhe municoin luftarak.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *