Një tjetër tragjedi ishte planifikuar që të ndodhte në Çeki, por është parandaluar në kohë nga ana e policisë.

Një ditë më parë, agresori David Kozak vrau 9 persona në një univeristet në Pragë dhe më pas vrau veten, si dhe plagosi disa të tjerë. Por kjo masakës e Kozak, ka “frymëzuar” një tjetër person, i cili ka shprehur dëshirën për të blerë një armë dhe për të vrarë njerëz.

Lexo edhe :

Related Posts

Dje në orën 11 e gjysmë telefonuesi na tha se ishte frymëzuar nga vrasësi, se donte të blinte një armë dhe gjithashtu të vriste”, shkroi policia çeke në një postim në X. Sipas mediave të huaja ky arrestim vjen pas masave të marra për rritjen e sigurisë në institucionet arsimore dhe objektiva të tjera të mundshme pas sulmit tragjik që tronditi Pragën dje.

Videoja e publikuar shfaq oficerë të armatosur që ngjiten në shkallët e një pallati përpara se të shkallmojnë derën dhe të hyjnë në një banesën e personit të arrestuar. Ndërkohë, kryeministri çek Petr Fiala tha se e shtuna do të jetë një ditë zie kombëtare për viktimat e të shtënave në Pragë, sipas Sky News./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *