Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

 

Ky ligj është miratuar me disa ndryshime duke argumentuar se kjo mbron sistemin financiar dhe të ekonomisë në tërësi nga kërcënimet e pastrimit të parave.

 

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje:
Ligjin nr. 120/2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar”.
Ndryshimet në këtë ligj synojnë të mbrojnë sistemin financiar dhe të ekonomisë në tërësi nga kërcënimet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke forcuar njëkohësisht integritetin e sistemit parandalues në vend dhe rritjen e koordinimit dhe bashkëpunimit për të kontribuar për paqen, sigurinë dhe përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare.
Ligji synon që të rrisë garancitë dhe mekanizmat që agjencitë ligjzbatuese të ushtrojnë efektivisht funksionin për parandalimin, zbulimin dhe goditjen e kërcënimeve për pastrimin e parave dhe financimit të terrorizmit.
Akoma më e rëndësishme, është përpjekja për reflektimin e rekomandimeve të FATF (Financial Action Task Force – FATF) dhe Monyeval.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *