Pas tronditjes së djeshme nga vdekja e një fermereje dhe vajzës së saj 14-vjeçare, mobilizimi i fermerëve francezë u intensifikua sot, me postblloqe të reja dhe me synimin për të ushtruar presion ndaj qeverisë së Gabriel Attal, në mënyrë që fermerët të marrin më shpejt përgjigje për kërkesat e tyre.

Ditën e djeshme, një makinë u përplas me një barrikadë të ngritur nga fermerët në Francën jugperëndimore, duke vrarë një grua në vend dhe duke plagosur rëndë bashkëshortin dhe vajzën e saj, të cilët më pas vdiqën. Sindikata e Fermerëve të Rinj (Jeunes Agriculteurs) tha se makina u përpoq të kalonte me forcë përmes bllokimit të rrugës. Herët këtë mëngjes, fermerët me të paktën 200 traktorë sulmuan unazën e qytetit të madh të Bordeaux, një qendër nervore midis Parisit dhe Spanjës, duke bllokuar trafikun për të shprehur kërkesat e “fshatarësisë së zemëruar”.

Protestat nisën të enjten e kaluar në jugperëndim të vendit me bllokimin e një autostrade, e cila vazhdon dhe më pas u përhap në të gjithë Francën.

“Aktivitetet do të rriten sot të mërkurën dhe mund të vendosen barrikada edhe në Paris”, tha Arnaud Rousseau, presidenti i sindikatës më të madhe të fermerëve, FNSEA, mbrëmë, duke folur për TF1.

“Unë nuk përjashtoj asnjë opsion”, tha ai, i pyetur nëse protestat mund të arrijnë në rajonin e kryeqytetit. Demonstratat u transportuan nga vendet fqinje, si Gjermania, dhe përkojnë me intensifikimin e fushatës zgjedhore përpara zgjedhjeve evropiane.

Këto mobilizime janë sfida e parë e madhe për kryeministrin e ri Gabriel Atal, i cili të hënën pati takime me FNSEA dhe sindikatën e Fermerëve të Rinj, ndërsa dje, të martën, u takua me Konfederatën Bujqësore dhe Koordinimin rural. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *