Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i vdekjeve në 24 orët e fundit ishte 884, një rekord i ri për vendin, ndërsa në total regjistrohen mbi 5 mijë viktima nga koronavirusi. Universiteti Johns Hopkins raportoi se 215.417 janë infektuar dhe 8,566 të tjerë janë shëruara.

 

Presidenti Donald Trump tha gjatë një konference me grupin e punës kundër koronavirusit se: “Po përgatitemi për më të keqen. Do të kalojmë dy javë të tmerrshme”.

 

Ai ka paralajmëruar më herët se në rastin më të mirë të mundshëm, të paktën 100 mijë persona me shumë mundësi do të vdisnin brenda pak javësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *