Papa Françesku ka dënuar dhunën e ushtruar gjatë protestave të zhvilluar së fundmi në SHBA, ndërsa e ka quajtur tragjike vdekjen e 46-vjeçarit afro-amerikan, George Floyd në Minneapolis më 25 maj.

Ai u shpreh se do të lutet për të dhe për të gjithë të tjerët që kanë humbur jetën për shkak të racizmit, ndërsa shtoi që nuk duhet ta tolerojmë racizmin dhe përjashtimin në çfarëdo forme.

“Të dashur vëllezër e motra të SHBA-ve, ndjek me shqetësim të madh  çrregullimet shoqërore, që po ndodhin në Kombin tuaj këto ditë, pas vdekjes tragjike të Zotit George Floyd. Miq të dashur, nuk mund të tolerojmë as t’i mbyllim sytë para çfarëdo tipi të racizmit ose të përjashtimit e, njëkohësisht, të pretendojmë se mbrojmë shenjëtrinë e çdo jete njerëzore. Njëkohësisht duhet të pranojmë se dhuna  e netëve të fundit është vetëshkatërruese e vetëdëmtuese. Asgjë nuk fitohet me dhunë, Gjithçka humbet. Sot bashkohem me Kishën e Shën Palit të Minneapolis e me gjithë SHBA-të në lutjen për pushimin e pasosur të George Floyd dhe të gjithë të tjerëve, që humbën jetën për shkak të mëkatit të racizmit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *