Pamje dramtike janë publikuar nga beta e emigranteve që hyjnë nga Lindja e Mesme përmes Turqise për të përfunduar pastaj në Greqi.

Video e fundit e dalë ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare por është bërë shumë virale edhe në rrjetet sociale.

Turqia akuzoi rojen bregdetare greke e cila në këto pamje sulmon qëllimisht një gomone me emigrante që sapo kishte mbërritur afër brigjeve rë ishujve grekë që kufizojnë me Turqinë.

Gomonia e mbushur plot me njerez, të rritur e të vegjeël,  sulmohet nga dy mjete detare te rojes bregdetare greke.

Fillimisht ata qëllojnë me shtiza drejt gomones me qëllim për ta dëmtuar pastaj në pamje duken edhe të shtëna që nuk dihet dihet nëse dalin nga armë me plumba gome apo të vërteta.

Në total janë rreth 100 emigrante që kanë hyrë në Turqi dhe presin në portat Greke për tu futur drejt BE-së.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *