Një plazh në Sussex të Anglisë u mbulua në mënyrë të pazakontë nga patate, pasi disa kontejnerë me “produkte ushqimore dhe ambalazhe” ranë nga një anije transporti më herët gjatë kësaj jave. Si pasojë, mijëra qese me patate të prera u shpërndanë përgjatë vijës bregdetare.
Pamja e pazakontë ka habitur banorët e zonës, të cilët thanë se në disa pjesë patatet kishin arritur deri në 76 centimetra thellësi. Një banor vendas, Joel Bonici, i tha BBC-së se “iu desh të shikonte dy herë” gjatë shëtitjes së tij të mëngjesit të së shtunës në plazhin Folling Sands, ku një “cunam” patatesh kishte dalë në breg.
“Plazhi dukej si rërat e arta të Karaibeve”, tha ai për New York Post. Roja Bregdetare britanike bëri të ditur se 16 kontejnerë kishin rënë nga një anije mallrash muajin e kaluar, duke bërë që produkte si qepë dhe banane të përfundonin në breg, por sipas Bonicit, “asgjë nuk krahasohet me këtë situatë”.
Chip-wrecked! Millions of uncooked fries wash up on British beach https://t.co/vWhDcfyLCJ
— Daily Mail (@DailyMail) January 19, 2026
Ekzistojnë shqetësime se qeset plastike të mbetura pas shkëputjes së patateve nga ambalazhet mund të përbëjnë rrezik për jetën e egër detare, përfshirë edhe një koloni të vogël fokash që ndodhet pranë zonës. Aktivistët mjedisorë kanë bërë thirrje për vullnetarë që të ndihmojnë në pastrimin e plazhit nga mbetjet, ndërsa autoritetet lokale u kanë kërkuar qytetarëve të tregojnë kujdes, sidomos ndaj kafshëve shtëpiake.
/vizionplus.tv





