Ndërsa avionët luftarakë izraelitë sulmuan ndërtesa të larta dhe objektiva të tjerë në Rripin e Gazës, palestinezët u zgjuan në festën fetare të Bajramit, nën bombardimet e pamëshirshme ajrore.

 

Që prej të hënës, Ministria e Shëndetësisë së Gazës informoi se janë vrarë 69 njerëz, përfshirë 17 fëmijë, ndërsa janë plagosur 390 persona. Ndërkohë, në Izrael, raportohet për 6 të vrarë.

 

Ushtria izraelite tha se ka shtuar përforcimet pas qindra raketave të lëshuara nga Gaza në drejtim të Izraelit.

 

Zëdhënësi ushtarak i Izraelit Jonathan Conricus theksoi se sulmet ndaj Gazës do të vazhdojnë, ndërsa Izraeli përgatitet për “skenarë të shumta”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *