Subscribe

Koha e marrjes se një leje ndërtimi, do te reduktohet ndërsa aplikimi nga bizneset do te behet online. Nga 65 dite qe kërkon kjo procedure, Ministria e Ekonomisë propozon uljen e afatit ne 45 dite. Pas raportit te Bankës Botërore ku Shqipëria ka rene 35 vende, sa i përket klimës se biznesit, Ministria e Ekonomisë ka prezantuar disa lehtësi ndaj sipërmarrësve ne fushën e ndërtimit, regjistrimit te pasurive te paluajtshme, marrjen e kredive apo dhe hapjen e biznesit. Brenda 30 prillit do te miratohen disa nisma qe synojnë përmirësimin e punës se sipërmarrësve. Ministrja e re e Ekonomisë, Milva Ekonomi, gjate nje takimi me përfaqësues te biznesit, kërkoi bashkëpunim per mbarëvajtjen e punës. Por nje nga problemet e sipërmarrësve ishte taksa vendore, 15 here me e larte për biznesin e ndërtimit. Ndërkohe, në prill do te ulet ne 30 dite koha e marrjes se lejes se shfrytëzimit. Regjistrimi i pasurive te paluajtshme do te behet përmes noterit dhe do verifikohet online statusi i pronësisë. Po ashtu është propozuar ulja e kostos se transferimit te pronës per te cilën duhet te ketë një tarife fikse si dhe lehtësi për hapjen e një biznesi te ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *