Kryeministri Edi Rama ka folur para mediave pas takimit me naftëtarët këtë të hënë në ambientet e Bashkisë së Fierit, për të gjetur një zgjidhje lidhur me pagat e prapamebetura.

Kreu i qeverisë u shpreh se është vendosur që qeveria t’i mbështesë financiarisht, duke theksuar se do të jetë diçka e ndërmjetme mes asistencës dhe pagës së tyre.

Sipas tij, çështja e pagave i përket kompanisë dhe jo qeverisë, teksa shtoi se naftëtarëve po iu ofrohet mbështetje maksimale.

“Rruga e thjeshtë ligjore ishte që të drejtoheshin për të marrë asistencën. Në këtë rast bëhet fjalë për një grup njerëzsish që kanë eksperiencë dhe një formim profesional që nuk kemi luksin ta zhbëjmë. Ne kemi arritur që qeveria të marrë përsipër një ndihmë financiare. Nuk mund të jetë paga e punës së tyre por natyrisht do flasim për pagën e asistencës. Nuk është çështja jonë e pagave të prapambetura. Është çështje e kompanisë dhe për vendimi gjyqësor që ato flasin është për kompaninë dhe jo për qeverinë. Jemi duke bërë përpjekje çdo ditë. Janë shumë familje që po vuajnë nga kjo situatë. Kompanitë e kanë në dorë. Është e drejta e tyre për grevë, është një ofertë e arsyeshme pasi marrim përsipër të paguajmë duke pasur parasysh që nuk janë një grup i zakonshëm punëtorësh dhe ne nuk duam t’i humbasim. Do të vendosim në dispozicion një shumë të konsiderueshëm. Do të jetë diçka e ndërmjetme mes asistencës dhe pagës së tyre”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *