Subscribe

Një tjetër pacient me koronavirus ka tentuar t’i japë fund jetës.

 

Një 69-vjeçar, Reshat Grëmi, është hedhur këtë të martë nga kati i dyte i spitalit Infektiv.

 

Policia njoftoi se ai ka shpëtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

I moshuari trajtohej aty prej disa ditësh, por nuk dihet se cilat janë arsyet që e kanë çuar drejt këtij akti të rëndë.

 

Ky është rasti i parë që ndodh në Infektiv. Më herët janë vetëvrarë tre pacientë, që ishin të shtruar tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *