1672 persona janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit, pasi u konstatuan duke shkeluar masat antiCovid. Nga ana tjetër, janë ndëshkuar edhe 9 të tjerë, të cilët u kapën duke lëvizur pas orarit të lejuar.

Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me 3 mijë lekë masë administrative 1451 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse.

Ndërkohë, 221 të tjerë udhëtonin në mjete private me persona, me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *