E mërkurë, 28 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Osmani vijon takimet për krizën, por shanset për një zgjidhje mbeten ende të vogla

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po vijon takimet me përfaqësuesit e subjekteve politike në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për zhbllokimin e krizës politike në Kuvend.

Një ditë më parë, Osmani zhvilloi bisedime me liderët e partive kryesore: kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti; kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi; kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku; dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Reklamë

Pas takimit, Kurti tha se do të bëjë çmos për zgjidhjen e situatës, por nga deklaratat e të gjithë krytarëve të partive u kuptua se kriza mbetet ende në udhëkryq.

Deputetët e zgjedhur të kosovës kanë afat deri në 26 korrik për konstituimin e Kuvendit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë