Subscribe

 

OSBE ka qenë e pranishme në qendrat e votimit në Vorë, ku kanë ndjekur nga afër procesin zgjedhor. Ne një intervistë per Vizion Plus nje nga vëzhguesit ka thënë se procesi është i qete nuk jane regjistruar probleme qe mund te cenojnë zgjedhjet.

 

Andreas Nothele: Është akoma shumë herët për ta thënë, për të arritur në një konkluzion që qëndron. Ne kemi akoma për të diskutuar dhe folur me 300 vëzhgues në të gjithë Shqipërisë. Deri tani nuk kemi hasur asnjë parregullsi dhe anomali. Gjithsesi, zgjedhjet ne një vend nuk mund të gjykohen vetëm ditën e zgjedhjeve, por janë shumë domethënëse, javët parapërgatitore.

 

Ndërsa koordinatori i Osbe-së Roberto Battelli tha se këto zgjedhje do të jene vendimtarë për integrimin e vendit në BE.

 

“Kemi filluar që herët përpara se të hapeshin qendrat e votimit dhe kemi vazhduar ne disa qendra në Tiranë dhe në rrethina të Vorës dhe jashtë saj. Do të vazhdojmë edhe në mbyllje dhe deri tani nuk jemi informuar për asnjë incident, ose parregullsi, jashtë normales. Ajo që mund të them si koordinatori kryesor i OSBE-së, ne shpresojmë që këto zgjedhje, do të shënojnë një hap vendimtar, të rëndësishme për Shqipërinë, drejte Bashkimit Europian.”

 

Por procesi i votimit ne Vore nuk ka kaluar fare pa probleme.

 

Sipas komisionereve pjesëmarrja ka qenë mbi 40 përqind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *