E enjte, 24 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

OSBE sjell vëzhgues për zgjedhjet e 25 qershorit

 

Një delegacion i asamblesë parlamentare të OSBE-së do të vëzhgojë zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri. Kryesuesi i presidences së OSBE-së, njëherazi ministër i Jashtqm i Austrisë, Sebastian Kurz, ka caktuar Roberto Battellin si koordinator special të misionit të vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së.

 

 

Reklamë

Batelli deklaroi se zgjedhjet i hapin Shqipërisë rrugën për të dalë nga kriza politike. Ai dhe vëzhguesit do të ndjekin me interes se si do të zhvillohet procesi zgjedhor.

 

 

Battelli është zëvendëspresident i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Ai vizitoi Shqipërinë muajin e kaluar ku u takua me kryeministrin Rama, liderin e opozitqs Bashën dhe kreun e KQZ-së.

 

 

Konstatimet e vëzhguesve nga misioni i OSBE/ODIHR do të bëhen të ditura në një konferencë për shtyp në Tiranë në 26 qershor.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë