Sulmet ndaj opozitës kryeministri Edi Rama nuk i kurseu në fjalën që mbajti në Asamblenë e Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë tha se qeveria socialiste ka bërë shumë punë të mira edhe në një kohë kur opozita ishte një pengesë e madhe.

 

“Nuk kemi patur klimën më të mirë të mundshme për të punuar sepse jemi përballur me agresione skandaloze nga ana e një opozite që doli mendsh fare dhe pastaj edhe nga Parlamenti. Me dy goditje shumë të rënda, që sidoqoftë besoj se i kemi përballuar me dinjitet. Kemi provuar që ne bëjmë atë që askush tjetër s’bën dot këtu.”

 

Ai përmendi edhe përmbytjet që ndodhnin në Shkodër gjatë qeverisë “Berisha”. Rama akuzoi se qytetarët nuk morën asnjë lek nga qeveria, por u lanë si borxhe për shumicën e mëpasshme.

 

“Se i përmbyteshin njerëzit në Shkodër dhe paratë për ato përmbytje i kemi paguar ne kokërr më kokërr atje në Shkodër. Nuk paguan asnjë lekë për ata njerëz, për njerëzit me aftësi të kufizuara, i lanë si borxhe mbrapa. Një mal me borxhe. Këta kanë bërë tendera rrugësh më shumë se të gjitha qeveritë e Ballkanit të mbledhura bashkë. Por një rrugë nuk e çuan deri në fund. Edhe Rrugën e Kombit po e mbarojmë ne. Cilën rrugë bënë këta?”

 

Nga ana tjetër, Edi Rama përmendi edhe rindërtimin e Durrësit pas tërmetit. Ai deklaroi se procedura për ndërtimin e pallateve të para do të nisë sot, ndërsa brenda pak muajsh do të hapet kantieri i ndërtimit për të gjitha pallatet. Ai premtoi se në Vitin e Ri shumë familje do të futen në shtëpi të re. Po ashtu, Edi Rama dha fjalën se gjatë mandatit të tretë do të ndërtohen 3 aeroporte të tjera, rruga Milot-Fier, si edhe porti i Durrësit do të kthehet në port turistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *