Subscribe

Tre ditë pas ekzekutimit të 42-vjeçarit, Shkëlzen Kastrati në Fier, policia zhvilloi një aksion për kapjen e personave të dyshuar si përfshirë në atentat.

Operacioni u zhvillua gjatë natës dhe u shtri në Tiranë, Durrës e Fier, ku janë kontrolluar disa banesa. Ndërkohë burime per Vizion Plus pranë policisë bën me dije se krahas kontrolleve janë shoqëruar dhe disa persona. Ata po merren në pyetje pasi dyshohet se mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Shkëlzen Kastrati mbeti i vrarë në një atentat mafioz në hyrje të qytetit të Fierit, ndërsa autorët e krimit mbeten ende të paidentifikuar.

42-vjeçari u vra teksa po ecte me automjetin e tij tip “Benz” pranë Urës së Sheqit, ben te ditur Vizion Plus.

Ai u qëllua me automatik tip “Scorpion” me silenciator nga një makinë tip Range Rover me targa greke, e cila u gjet më pas e djegur pranë “Mbikalimit të Baltëzës” së bashku me armën e krimit.

Vrasësit dyshohet të kenë qenë profesionist pasi arritën të zhduknin gjurmët ndërsa pista kryesore ku po hetohet është ajo e hakmarrjes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *