E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Oerd Bylykbashi: Ja faktet se në 30 qershor pati manipulime

Partia Demokratike ka hedhur sërish akuza në drejtim të mazhorancës qeverisëse me argumentin se manipuloi zgjedhjet e 30 qershorit dhe pse kjo e fundit garonte e vetem në këto zgjedhje.

 

Reklamë

Në një dalje për mediat, ish-deputeti Oerd Bylykbashi publikoi disa video që sipas tij tregojnë hapur manipulimin e zgjedhjeve.

 

Reklamë

Bylykbashi tha se fletët e votimit janë marrë në grup si dhe janë plotësuar fletë votimi bosh. Ish-deputeti demokrat hodhi akuza po ashtu në drejtim të komisionerëve të PS që sipas tij kanë mbushur kutitë e votimit.

 

“Grupet e numërimit dhe KZAZ-të kanë manipuluar shifrat që kanë dalë nga numërimi i çdo tavoline. Fletët e votimit janë marrë në grup dhe nuk janë numëruar veç e veç shpeshherë. Ka flet votimi të numëruara jashtë kamerave. Janë plotësuar fletë votimi bosh në tavolinat e numërimit.”

 

 

Më shumë video

Reklamë