Situata në Gaza vijon të jetë shqetësuese, pasi shumë spitale kanë dalë tashmë jashtë funskionit prej luftës.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vetëm 11 nga 36 spitale ofrojnë shërbime për pacientë.

Megjithëse janë në gjendje të pranojnë pacientë të rinj, shërbimet janë të kufizuara. Vetëm një nga këto spitale është në veri, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Dy spitalet kryesore në Gazën jugore po operojnë me trefishin e kapacitetit të tyre të shtratit, ndërsa përballen me mungesa kritike të furnizimeve bazë dhe karburantit.

Sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza, normat e zënies tani po arrijnë në 206 për qind në departamentet e spitalit dhe 250 për qind në njësitë e kujdesit intensiv.

Për më tepër, këto spitale po ofrojnë strehim për mijëra njerëz të zhvendosur brenda vendit. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *