Shefi i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në konferencën për shtyp të kësaj të hëne se Covid 19 është 10 herë më vdekjeprurës sesa pandemia e gripit të derrit të vitit 2009.

“ Të dhënat që po na vijnë nga shumë vende po na japin një panoramë më të qartë të këtij viruris, si sillet, sit a ndalojmë dhe si ta trajtojmë. Dime që Covid 19 përhapet me shpejtësi dhe dimë që është 10 herë më vdekjeprures sesa gripi I vitit 2009.

Pandemia e virusit H1N1 në vitin 2009, vlerësohet të ketë vrarë rreth 200,000 njerëz në të gjithë botën.

Nisur nga kjo rrezikshmëri Ghebreyesus iu bëri apel vendeve të mos nxitohen me heqjen e kufizimeve të distancës sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *