Disa qytetarë të Sidneit në Australi kanë dalluar disa objekte fluturuese të paidentifikuara. Spektatorët raportuan se arritën të shihnin drita të çuditshme gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës.

Banorët thanë se nuk ishin të sigurt se çfarë kishin parë, por, disa prej tyre pretenduanse mund të kishin qenë satelitë apo edhe një UFO. Miëpo, bëhet fjalë për satelitin “Starlink” të Elon Musk,  e lëshuar kohët e fundit në hapësirë për të krijuar një shërbim global të internetit me shpejtësi të lartë për miliona njerëz.

Starlink është emri për projektin Space X, i cili ka për qëllim të krijojë një konstelacion satelitësh në pjesën e ulët të orbitës për të përmirësuar shërbimin e internetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *