E hënë, 26 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Nxirret nga lumi viktima e aksidentit në Maliq, ja emri

Një person ka humbur jetën në aksidentin e ndodhur mëngjesin e të enjtes në aksin rrugor Maliq-Korçë.

 

Reklamë

Pas disa orësh nën ujë, u desh ndërhyrja e polumbarëve që të bëhej e mundur nxjerrja e trupit.

 

Reklamë

Sipas policisë, personi që ka humbur jetën është shtetasi Gjergji Elmazi, 24 vjeç, nga, Maliqi ndërsa raportohet se në makinë nuk kishte persona të tjerë.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:45, ndërsa raportohet se viktima ka parakaluar me shpejtesi ne ure shokun e tij qe levizte paralelisht me nje tjeter makine.

 

Raportohet se 24 vjeçari ka humbur jeten nga asfiksia.

 

Policia u njoftua nga banorët e zonës për aksidenin, ndërsa ndërhyrja ishte pothuajse e pamundur për faktin e thellësisë së lumit.

 

 

.

Më shumë video

Reklamë