Subscribe

problem të madh: mungesën e fuqisë punëtore. Vasil Bedinaj, pronar i një hoteli në Vlorë, thotë se shërbimi ndaj turistëve po bëhet i vështirë sepse stafet punëtore janë më të pakta në numër.

 

VASIL BEDINAJ
PRONAR HOTELI
“Vitin e kaluar në kompaninë time ishte 200, këtë vit, kemi 40 punonjës mangët. As vetë nuk e dimë si do ta menaxhojmë këtë krizë, nuk bëhet fjalë për 2-3 punonjës. Ata punonjës që kemi, po i ngarkojmë me punë jashtë orarit dhe po i paguajmë. Nuk kemi një rast të vijë një punonjës, të kërkojë punë dhe të mos e marrim.”

 

Por pse është kjo situatë e vështirë sot, pavarësisht se pagat për punonjësit janë rishikuar?

VASIL BEDINAJ
PRONAR HOTELI
“Kjo për shumë arsye, shumë të rinj e të reja kanë zgjedhur të largohen nga Shqipëria, janë hapur shumë biznese të reja. Kemi pasur një numër të caktuar operatorësh turistikë, por ky numër po shtohet çdo vit. Kërkesa për burimet njerëzore është shumë herë më e lartë sesa vitet e kaluara.”

 

Zëvendësimi i fuqisë punëtore vendas është menduar të bëhet me të huaj nga India, Bangladeshi apo Siria. Por kjo zgjidhje nuk mbështetet nga shoqatat e turizmit.

 

KLITON GËRXHANI
SHOQATA E TUR-OPERATOREVE TURISTIKE
“Kjo është një nevojë emergjente dhe është një zëvendësim i përkohshëm që nuk do të japë rezultat. Nuk mund të shërbejë në Shqipëri një njeri që nuk është shqiptar. Mund të fusësh njerëz të huaj në prapavijë ku nuk ka kontakt me klientin. Nuk mund ta shërbejë kafen apo pjatën një i huaj, një indian, kinez, edhe sikur ta flasë shqipen, është e panatyrshme. Nuk do të ishte një produkt tipik shqiptar. Një i huaj vjen për të parë sesi një shqiptar shërben. Nëse do ta bëjmë çdo gjë italiane, një italian nuk do të vijë sepse e gjen më mirë në bregdet. Nuk është arsye vetëm çmimi, ai vjen që të ngelë në memorie që aty kishte një traditë të caktuar, për të krijuar një eksperiencën të caktuar. Nëse e zëvendësojmë me të huaj kudo, ky nuk është më turizëm.”

 

Shkollat profesionale të hoteleri-turizmit janë ato që duhet të furnizojnë biznesin me punonjës, por interesi i të rinjve për këto shkolla ka rënë me 3% në vitin shkollor 2021-2022 në raport me periudhën 2017-2018, sipas INSTAT.

 

Në këto kushte, operatorët kërkojnë një skemë ripunësimi për punëtorët që humbën gjatë pandemisë dhe një strategji mbarëkombëtare sesi mund të mbahen të rinjtë për të shërbyer në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.