Kryeministri Edi Rama e konsideroi qesharak dhe kundër reformës në drejtësi koalicioni paszgjedhor të arritur pak ditë më parë nga PD dhe LSI.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit “Drejtësia që duam”, Rama tha se Partia Soacialiste nuk është as kishë e as xhami, por një mision që vazhdon pa u ndalur dhe i pa krahasueshëm me të tjerët në fushën e ndeshjes.

“Ju na keni dhënë një mbështetje të madhe dhe mund të keni shkaqe të drejta për t’u ndjerë të zhgënjyer, mund të jeni të pamotivuar të dëgjoni për gjëra që kemi bërë apo do bëjmë sepse vajza, shoku apo shoqja juaj ka ikur nga Shqipëria pasi nuk e gjeti atë që kërkoi këtu, apo sepse rruga mund të jetë akoma sic ishte që kur nuk mbahet mend, apo se nuk keni ujë 24 orë e dritat mund të ikin akoma.”

Ai theksoi se 25 prilli është dita e udhëkryqit të madh për fatin e drejtësisë që të gjithë duam.

“Nuk jam i dërguari i Zotit në tokë, as ëngjëll nuk jam. PS, unë vetë nuk jemi një zgjidhje ideale në këtë udhëkryq, nuk jemi pa të meta, janë sa të duash njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që të paktën një herë nuk e kanë marrë shërbimin që kanë kerkuar. Nuk jemi as pyll pa derra, se batakçinj e pisanjos ka pasur e ka akoma, në zyrat e këtij shteti, por PS nuk është as kishë e as xhami, është një mision që vazhdon pa u ndalur e i pa krahasueshëm në fushën e ndeshjes.”

Kreu i qeverië nënvizoi se PS është mbështetja më e madhe e Reformës në Drejtësi, teksa përmendi rastin e mjekut kardiolog Edvin Prifti dhe gjyqtaren Enkeleda Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *