Subscribe

Deklaratat dhe shkresat me firmë të Voltana Ademit se nuk ka ndërmend të japë leje dhe sheshe në dispozicion të takimit elektoral të kryeministrit Rama në Shkodër, kanë sjellë reagimin e kreut te qeverisë.

Në fjalën e tij para deputeteve në kuvend, Rama shkoi deri atje se të akuzonte kryebashkiaken e Shkodrës së ndoshta ka në plan me këtë manover që të organizojë një tjetër masakër si ajo e 2 prillit 1991 ku u vranë 4 persona para godinës së Komitetit të Partisë së Punës.

 

“Sot ne kemi planifikuar takimin në Shkodër, cfarë po ndodh, për herë të parë nga viti 1991 qysh se kemi nisur fushatën rishfaqet fenomeni i dëshpëruar në shëmtinë e vet i antimitingashëve. Ka pas Shqipëria edhe momente të rënda po ka pas konsensus mes forcave që nuk pengohet aktiviteti i tjetrit, Enveristët fanatikë të 91 që përpiqeshin ti zinin rrugën PD se sapolindur sot rishfaqen në grahmat e asaj partie që ka humbur totalisht busullën dhe që rrogtarët e paguar në nivel vendor po i përdor siç përdorte aso kohe PPSH disa falanga njerëzish pa të ardhme. Mbase plani është për të bërë një 2 prill tjetër sot pasdite.”

 

Kryeministri Rama gjithsesi u shpreh I vendosur për të shkuar pasditen e kësaj të enjte në Shkodër për të prezantuar dhe mbështetur atje kandidatin për kryebashkiak valdrin Pjetri pavarësisht qëndrimeve te Voltana Ademit.

Takimi pritet të zhvillohet tek pedonalja e qytetit të Shkodrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *