Sali Berisha iu tha sot demokratëve në takimin në Fier se Basha kërkon të imonojë vendime antistatutore, duke iu referuar përjashtimit të tij nga grupi parlamentar demokrat.

 

Ai deklaroi se Kuvendi Kombëtar i PD-së do të ndryshojë statutin për t’i hapur rrugë zhvillimit të referendumit.

 

“Në këtë situatë që jemi, vota juaj është shpëtimtare. E dëgjuat deklaratën e peng-kryetarit dje, por ai tha që nuk do të lejoj Kryesinë. Të gjithë ata që i kapi frika e forumeve, kanë përfunduar keq. Bëhu burrë dhe mos luaj me pluralizimin. Lëri ato, forumet do të mblidhen. Çdo kryetar që në moment që shpall vendimin, është i shkarkuar, kjo është demokracia. Do të sanksionohet në statut. Do flisni ju në referendum. Në fushatë tha do të hapim referendumet. Thashë se është apasionuar për Zvicrës, por e ka hequr nga statuti. Jemi në krizë do e kapërcejmë të gjithë bashkë.”

 

Ish-kryeministri tha më tej se nuk e dinte qëllimin e Lulzim Bashës për të larguar nga Partia Demokratike figura të shkolluara, ndërsa shtoi me bindje se Basha nuk do ta sjellë PD-në kurrë në fitore.

 

“A e hapi Lulzim Basha PD-në? Kurrë! Një nga një i largoi të rinjtë e shkolluar. Unë çuditesha. Ore i bëjnë hije këto këtij? Absolutisht jo! Keni fëmijët tuaj përshembull! Me veprimet që ka kryer, kurrë ai këtë parti në fitore nuk e dërgon dot…Lulzim Basha të shkojë andej nga erdhi, të dorëzojë mandatin. Këtu dua të bëj një thirrje në emër tuaj në mënyrë miqësore: asnjë lloj bashkëpunimi të diktuar nga Lul Basha me Edi Ramën mos pranoni.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *