Protestat kundër maskës dhe masave kufizuese në kuadër të pandemisë, janë shtrire edhe në Argjentinë.

Mijëra njerëz kanë bllokuar me makina rrugët e kryeqytetit, Buenos Aires duke kundërshtuar vendimin e qeverisë së Presidentit Alberto Fernandez, për të shtyrë të paktën deri në fund të gushtit, mbajtjen me detyrim të maskës dhe fashat orare të lëvizjes.

Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në qytete të tjera të mëdha në të gjithë vendin. Argjentinasit kritikojnë autoritetet për mënyrën se si e kanë menaxhuar pandeminë.

Që nga java e kaluar, institucionet shëndetësore në Argjentinë kanë raportuar rreth 5 mijë raste të reja infeksioni, cdo ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *