E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

VIDEO/ Përmbytet “Old Trafford”, probleme në stadium nga reshjet e shiut

Stadiumi legjendar i Manchester United nuk është në gjendje të mirë dhe dje janë zbuluar problemet e para serioze.

Në derbin e djeshëm me Arsenalin, reshjet e dendura të shiut zbuluan problemet e mëdha që ka “Old Trafford”.

Uji që u grumbullua në çatinë e stadiumit krijoi një rrjedhë uji në një cep, duke përmbytur pjesën e poshtme në atë pikë.

Situata në “Old Trafford” është aq e keqe sa që edhe dhomat e zhveshjes së vizitorëve u përmbytën pas shiut, me ujë që derdhej nëpër mure. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë