Subscribe

Kopshti “Kei” një hapësirë  e re dhe moderne në   njësinë 7  është gati për të pritur 222 fëmijë. Kryetari i bashkisë Erjon Veliaj  vizitoi ambientet e kopshtit dhe, theksoi  se fëmijët janë prioriteti parësor.

 

Erion Veliaj

 

“Sa herë hapet një kopësht i ri është një ditë e jashtëzakonshme për Tiranën. Ne funksionojmë si një familje e madhe. Në qoftë se në një familje themi, fëmijët duhet t’i sistemojmë të parët, pastaj të rriturit, ashtu duhet të funksionojë edhe familja e madhe e Bashkisë së Tiranës me 1 milionë banorë. Investimi në kopshte e çerdhe ka qenë një revolucion i jashtëzakonshëm në Tiranë”.

 

Veliaj tha se “Kei” e çon në 86 numrin e kopshteve dhe çerdheve të reja të ndërtuara në Tiranë.

 

Erion Veliaj

 

Në total janë 86 institucione arsimore, të cilat jenë paja e Tiranës..Tani që kemi bërë një punë të jashtëzakonshme, do të doja që mandatin e tretë ta çojmë akoma në një nivel më lartë. Nëse në 2015 kishim minimumin e mundshëm për të rregulluar të gjithë atë katrahurë që gjetëm në çerdhe dhe në kopshte që ngjanin si stalla dhe burgje, tani nuk shkojmë tek emëruesi i përbashkët më i ulët, tani shkojmë tek steka më e lartë që janë kopshtet edhe çerdhet e reja.

 

Kryebashkiaku konfirmoi se në shtator do ti shtohen Tiranës edhe 7 kopshte dhe çerdhe  të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *