Subscribe

Mezzo-sopranoja Ivana Hoxha, një nga talentet premtuese të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit prej kohësh është pjesë e produksioneve të mëdha skenike si Karmen, Il trovatore, Karnavalet etj. Kryevepra botërore “Aida” është shfaqja e fundit në të cilën artistja interpretoi nën petkun e rolit të princeshës egjiptiane Amneris.

 

Me këmbëngulje dhe me dedikim absolut, Ivana realizoi një Amneris njëkohësisht të fortë e të brishtë, emocionale dhe racionale, pikërisht në skenën e operës, ku 16 vite me parë ajo ishte studente dhe interpretonte të njëjtën shfaqe por si pjesë  e korit.

 

IVANA HOXHA

MEZZO-SOPRANO

 

“në atë kohë unë shikoja Manjola Konjarin, Shpresa Spahon, që luanin rolin e Amnerisit. Mbaroja provat në kor dhe dilja në skenë, ishte një mrekulli, një nga rolet që unë e doja shumë. Por këtë herë ndryshimi ishte që unë vj e interpretoj atë rol që e ëndërroja që kur isha studente. ”

 

Pas suksesit në Tiranë, Ivana Hoxha interpretoi operën “Aida” në teatrin e Varnës në Bullgari. Por këtë herë emocionet e interpretimit krah emrave të mëdhenj të skenës bullgare ia shtuan më shumë peshën e përgjegjësisë.

 

 

IVANA HOXHA

MEZZO-SOPRANO

“Kjo ishte një Amneris ndryshe, ndoshta Tirana e kishte përgjegjësinë duke qenë se ishte një debutim i parë. pastaj me kalimin e kohës shfaqet bëhen edhe më të lehta le të themi. Unë kam kënduar me një nga Aidat  më të mira botërore, me një nga sopranot që këndon, në “La Scala” në Vienë dhe quhet Krassimira Stoyanova

 

Rrugëtimet artistike në skenat ndërkombëtare mezzo-sopranoja Ivana Hoxha i sheh si ura bashkëpunimi, por asnjëherë si mundësi për të lënë skenën shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *