Një hetim masiv i ashtuquajtur “Letrat e Pandorës” ka hedhur dritë mbi përfshirjen e  më shumë se 300 zyrtarëve publikë botërorë, në kompani që shfrytëzojnë parajsat fiskale offshore.

 

Në listën e emrave gjendet edhe një politikan shqiptar, presidenti i Malit të Zi si dhe katër politikanë serbë.

 

Investigimi i kryer nga konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve investigativë, ku morën pjesë 600 gazetarë nga 150 media në të gjithë botën, përpunoi të dhënat për dy vite.

 

WILL FITZGIBBON

KONSORCIUMI NDERKOMBETAR I GAZETAREVE INVESTIGATIVE

“Ne kemi siguruar e-maile, kopje pasaportash, llogari bankare që tregojnë se si presidentë, mbretër, princesha miliarderë dhe kriminelë, fshehin dhe qarkullojnë paratë. ”

 

“Letrat e Pandorës” tregojnë se njerëzit e fuqishëm me pushtet, që mund të ndihmojnë t’i jepet fund sistemit të ofshoreve, në fakt janë përfitues prej tyre.

 

Presidenti rus Valdimir Putin, ai ukrainas, Volodimir Zelensky, ish-kryeministri britanik. Tony Blair, këngëtarja kolumbiane Shakira si dhe dhjetëra zyrtarë të lartë nga Arabia Saudite, përmenden në gjetjet e hetimit.

 

“Letrat e Pandorës” zbuluan pronarët e vërtetë të më shumë se 29 mijë kompanive dhe firmave offshore. Disa nga këto firma janë përdorur për të fshehur llogari bankare me emra të tjetërsuar, jetën private, jahte, rezidenca dhe vepra arti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *