E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Debat i fortë për “Territorialen”/ Lela: Po i largoni qytetarit çdo shërbim! Klosi: Shqipëria ndryshon

Reforma Territoriale ka shkaktuar debate të forta në studion e “Të paekspozuarit” në Vizion Plus.

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela kundërshtoi argumentet e Blendi Klosit, sekretar i përgjithshëm në PS, duke nënvizuar se detyra e qeverisë duhet të jetë përmirësimi i shërbimeve në komunitete dhe jo shkrirja e tyre.

Reklamë

Ai akuzoi mazhorancën se ndryshimet do t’i largojnë shërbimet nga qytetarët dhe ngriti si shembull rastin e banorëve të Belshit që do të duhet të drejtohen në Elbasan.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Lela: Detyra e qeverisë është t’i përmirësojë këto komunitete, jo t’i shkrijë. Të përmirësojë gjendjen e tyre. Ju qeverisni katër vjet dhe thoni do e rregullojmë duke prerë. Të paktën thojeni, kemi dështuar me reformën e 2014, do dështojmë edhe me këtë. Ju po i largoni qytetarit çdo shërbim. E kuptoni këtë apo jo? Përse duhet të vijë ai nga Belshi në Elbasan?

Klosi: Shqipëria ndryshon.

Lela: Duke shpopulluar. E keni shpopulluar Shqipërinë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.