Kronikë
Zjarr në kullotë e Viruas në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit

Mbasditen e sotme një vatër zjarri është regjistruar në një kullotë, në afërsi të Parkut të Viroit.
Me mbërritjen në vendngjarje, shërbimet zjarrfikëse konstatuan një vatër zjarri në sipërfaqe me bar dhe shkurre.
Reklamë
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse, u bë i mundur izolimi i zjarrit në kohë, duke parandaluar përhapjen e tij dhe marrjen e përmasave më të mëdha.
Pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, zjarri u shua plotësisht, duke mos shkaktuar dëme të tjera.
Vazhdo të lexosh
Reklamë



