E enjte, 8 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Pse u tkurr protesta? Lela: Mos i fusni të gjithë në një thes, po bëhet survejim masiv i protestuesve

Tkurrja e protestës dhe arsyet që kanë sjellë largimin e një pjese të protestuesve u diskutuan këtë të enjte në studion e “Të paekspozuarit” në Vizion Plus.

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela tha se protestuesit duhet të ftohen të gjithë për t’iu bashkuar sërish protestës, pasi në të kundërt, lëvizja rrezikon të vijojë drejt tkurrjes.

Reklamë

Lela ngriti gjithashtu pretendimin se protesta është mbikëqyrur në mënyrë kibernetike dhe se është bërë “survejim masiv” për të identifikuar pjesëmarrësit dhe vendet e tyre të punës.

Pjesë nga biseda

Reklamë

Lleshi: Ajo që protestuesi i ka sjellë në shesh është arsye valide dhe është aty. Njerëzit që nuk kanë ardhur në protestë, pyetini.

Lela: Gjej arsyen pse njerëzit kanë filluar të tkurren. Mos i fusni të gjithë në një thes. Njerëz, nuk ka rëndësi të kujt partie, që kanë protestuar edhe para jush, nuk mund t’i thoni, jeni kështu, mos hajdeni se ashtu është puna. Kushdo që ka qëllim rrëzimin e Ramës, të vijë dhe bëhuni bashkë. Nëse parcializoheni, nuk do t’u ecë. Një nga gjërat që duhet të bëni, është ftojini të gjithë, kush do të protestojë të rivijë në protestë, sepse drejt rënies do të shkoni.  Qëllimi i protestës është t’i thotë pushtetit që e ka gabim, sado të jenë. Protestën e kanë mbikqyrur kibernetikisht. Se kush shkon, ku punojnë, etj. Survejim masiv.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.