E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bushati: Kur të marrin vesh qytetarët që nuk jetojnë në sistem demokratik, do të marrin armët

Situata politike, protesta dhe zhvillimet e aktualitetit në Shqipëri janë diskutuar këtë të enjte në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus.

I ftuar në studio, Andi Bushati tha se qytetarët do të vijojnë të protestojnë, por kur të kuptojnë se nuk jetojnë në një sistem demokratik, do të marrin armët.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Për herë të parë në Shqipëri pamë një protestë të vërtetë.

Reklamë

Lela: Arlind Qori nuk është politikan?

Rakipi: Nuk e pranojnë brenda ata, ai është thjesht si protestues. Ata vajtën sot edhe para parlamentit: Rama n’burg. Berisha n’burg. Pse ka rënë protesta?

Hila: Protesta në fillim ishte shfryrje pakënaqësish, me futjen e politikanëve pati shfryrje. Duam një shëndetësi evropiane, ndërkohë shëndetësia jonë është 180 mijë lekë për person, Italia e ka 2200 euro. Nëse del në protestë aty, dil e thuaj: do ju marr 50% të të ardhurave, do bëj mjekësi evropiane. Por nëse shkon Rama n’burg, Berisha n’burg. Edhe ata që të vijnë mbrapa duan një program. Çdo njeri që s’është dakord me protestën, këta duan të të fusin në burg.

Rakipi: Ky është gabim.

Bushati: Po pse është gabim?

Hila: Mungesa e ideve të protestës, ky në burg, ai në burg, as njeri s’të vjen mbrapa. Janë me dhjetëra biznese që e kanë me qejf protestën, kur panë që s’ka asnjë ide, iu kthyen punëve të tyre. Vetëm PD ka idenë çfarë do bëjë me pushtetin, këta të tjerët fare. Kanë filluar ndajnë sërish protesta për ministrat. Cilat figura janë aty, cilët duan të vijnë në pushtet. Ja, shpalli Rama zgjedhjet, nesër prapë, fitoi prapë. Nëse nuk organizohesh, nuk ke asgjë në vijë.

Bushati: Protesta është rrudhur nga dhuna e parë, është bërë presion kokë më kokë atje. Kam njerëzit e mi që janë kërcënuar nga shefja. Kur themi pse u rrudh, ne e trajtojmë protestën si një gjë permanente dhe duhet të zgjasë. Pra, nëse dalin disa qindra mijëra njerëz që thonë Rama ik, Rama mos e shit Shqipërinë dhe i kanë duartrokitur në dritare, kjo tregon për një shumicë të paneglizhueshme që është kundër kësaj mënyre qeverisjeje të Shqipërisë. Ne kishim një debat që zgjat prej 10 vjetësh, a është Rama i mirë apo i keq i Shqipërisë? Kjo protestë tregoi se Rama është e keqe për Shqipërinë. Në këtë kuptim, protesta e ka arritur qëllimin. Unë e respektoj shumë këtë emision, por para se të shtroja pyetjen a u rrudh protesta, do shtroja pyetjen: Ore, i dëgjoi njeri këmbanat e kësaj proteste?

Rakipi: Jo.

Bushati: Si u përgjigj? Unë thashë: do krijoj praninë besnike, do jem transparent me qytetarët, doli në gazetën amerikane dhe tha: unë do i pyes qytetarët, por projekti do bëhet, kullat do bëhen. Njeriu që del në protestë, kanë menduar ende se jetojnë në një regjim demokratik, unë nuk kam më iluzione që jetojmë në regjim demokratik. Qytetari i ka thënë Edi Ramës: nuk e dua Tiranën si modeli 5D i Erion Veliajt. Kur të binden qytetarët që nuk ka sistem demokratik, mund të marrin armët, ose mund të binden.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.