Punonjësit e një fabrike ku prodhohen dhe ruhen doza vaksinash të AstraZeneca-s janë evakuuar pasi kanë marrë një pako të dyshimtë.

 

Policia tha se ndodhet në zonë për të kryer hetimet e nevojshme.

 

“Ne morëm një paketë të dyshimtë këtë mëngjes. Të gjithë autoritetet përkatëse u informuan menjëherë. Pas këshillave nga ekspertët, ne evakuuam pjesërisht zonën, në pritje të një hetimi të plotë”, njoftoi fabrika.

 

Një kordon policie u vendos pranë ndërtesës dhe qytetarëve ju kërkua të qëndrojnë larg.

 

Kjo fabrikë ka kapacitetin për të prodhuar afërsisht 300 milion doza të vaksinës në vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *