Një ngjarje tronditëse ndodhi ditën e djeshme në burgun e Peqinit, ku mbeti i vrarë i dënuari Arben Lleshi dhe u plagos Indrit Shaqja.

Autori i këtij krimi ishte i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, i cili ka deklaruar se e kreu krimin për shkak të një konflikti me viktimën.

Lexo edhe :

Related Posts

Në lidhje me armën, ai ka thënë se kishte një muaj që e kishte siguruar, teksa për këtë arsye ka nisur një valë shkarkimesh në burgun e Peqinit.

Ndërkohë, 12 funksionarë të burgut janë ndaluar për “shpërdorim detyre”.

Emrat:

-Drejtori i burgut, Kamber Hoxha 59 vjeç

-Shefi i policisë së burgut Qani Muç, 60 vjeç

-Ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali, 54 vjeç

-Shefi i regjimit në burg Vilson Shima, 37 vjeç

-Specialisti i informacionit në sallën operative të burgut Arben Dulellari, 52 vjeç

-3 policë shërbimi Ilir Balla, 46 vjeç, Florene Mile, 43 vjeç, Fatos Pire, 50 vjeç,

-4 policë të burgut Genci Muça, 49 vjeç, Klement Haka, 44 vjeç, Erjon Çila, 36 vjeç, Indrit Dubali, 41 vjeç. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *