Subscribe

Vetëm 2 dite pasi Parlamenti i rrezoi dekretin për rishqyrtimin e ligjit te pronave, presidenti Bujar Nishani ka vendosur ta çoje kete ligj ne Gjykate Kushtetuese. Kreu i shtetit ka përdorur si argument per dërgimin e çështjes ne gjykate te njëjtin arsyetim qe përdori edhe kur rrezoi ligjin e miratuar nga shumica parlamentare.

“Ligji, në tërësinë e tij, cenon parimet bazë kushtetuese të sigurisë juridike, barazisë para ligjit, zhbën konceptin e ekonomisë së tregut si dhe bie ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe standardin e vendosur nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut. “ thekson Presidenti i Republikës.

Presidenti i Republikës nuk është i vetmi qe iu drejtua kushtetueses për ligjin e pronave; pasi edhe opozita si dhe shoqatat e pronareve paralajmëruan beteje gjyqësore kundër draftit te miratuar me votat e shumicës. Një prej pikave me te kritikuara te ligjit per pronat është se kompensimi do te behet duke marre parasysh natyrën e pronës ne momentin e shpronësimit, fakt ky qe per demokratet është i njejte me sjelljen qe regjimi komunist pati ndaj pronareve. Por maxhoranca ka mbrojtur skemën e re te kompensimit, si një skeme realiste qe mundëson mbylljen për 10 vjet te çështjes se pronave ne vend.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *