Subscribe

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka përcjellë në aeroportin e Rinasit ekipin e dytë e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria që do të shkojnë në Itali për të ndihmuar në përballimin e pandemisë.

Ajo i ka falenderuar për gatishmërinë e treguar për t’iu përgjigjur situatës dhe u shpreh e bindur se se do të na bëjnë krenar.

Stafi shëndetësor do të shoqërohet deri në Itali nga zv.ministri i Jashtëm dhe më pas do të ndaheshin për të shërbyer në spitalet e Romës. 

“Kthehuni shëndoshë e mirë, nuk është dëshirë por detyrim për të gjithë ju. Do të shkoni të punoni si të barabaratë me kolegët tuaj në Itali. Do doja t’ju përqafoja por duhet ruajtur distanca fizike. Ju falënderoj dhe jam e bindur se sikur na bëri krenarë grupi parë që nisëm në Itali në misionin e parë për të ndihmuar Italinë, ashtu edhe ju do të na bëni krenarë. Ju falënderoj në emër të kryeministrit. Nëse mendoni se ajo që bëjmë është vetëm një pikë uji në oqean, por pa këtë pikë uji oqeani do të ishte më i vogël. 30 të tjerët do të rikthehen, ju do të vijoni. Është momenti për të treguar shpresë dhe solidaritet për popullin mik italian që na ka mbështetur gjatë këtyre viteve dhe është më e pakta që mund të bëjmë. E treguan edhe më së fundmi me tërmeti”, tha Manastirliu.

60 mjekë dhe infermierë janë nisur këtë të hënë drejt Italisë për të dhënë ndihmën e tyre në vendin fqinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *